Tirana Dental Clinic
Rr.Myslym Shyri E Hene – E premte: 09:00 -18:00;E Shtune: 09:00 – 14:00 +355 42271567 / +355 42222746
0

Blog

Parodontologjia

Parodontologjia

Parodontologjia

Parodontologjia është ajo dega e stomatologjisë që merret me parandalimin, diagnozën dhe kurimin e sëmundjëve të aparatit mbështetës të dhëmbit si gingiva dhe kocka. Këto patologji infiamatore dhe degjenerative,të njohura thjesht si piorre ose parodontit, nëse lihen të pakuruara, cojnë në shkatërrimin e indeve që rrethojnë dhëmbin dhe në fund në humbjen e tij.

më shumë
Pedodontia

Pedodontia

Pedodontia është sektori i stomatologjisë që kujdeset për dhëmbët e fëmijëve. Vëmëndja i kushtohet parandalimit të dëmtimit të dhëmbëve që shkaktohet nga kariesi nëpërmjet edukimit për higjenën e kavitetit oral, këshillave për dietën e duhur, aplikimit të fluorit dhe të silanizimit të dhëmballëve.

më shumë
Kurorat dhe Urat fikse

Kurorat dhe Urat fikse

 

Çfarë janë këllëfët dentar?

Këllëfët janë kurora artificiale në formën e dhëmbit. Ato vendosen mbi dhëmbin e preparuar (ose kultin ), për ta mbrojtur atë dhe për të përmirësuar anën estetike.

më shumë
Korigjimi Estetik i Buzëqeshjes me Veneers

Korigjimi Estetik i Buzëqeshjes me Veneers

Çfarë janë Veneers apo fasetat?

Veneers apo fasetat janë shtresa qeramike (porcelani) të cilat vendosen sipër dhëmbit natyral me ç’rast e imitojnë natyralitetin e dhëmbit maksimalisht dhe njëkohësisht e korrigjojnë paraqitjen estetike të dhëmbëve në hark. Aplikimi i Veneers (fasetave) indikohet në rastet kur pacienti i ka të pranishëm dhëmbët e vet natyral dhe kur dëshirohet që ata të kenë pamje estetike më të mirë gjithmonë duke ruajtur sa më shumë strukturë të dhëmbëve natyral.Efektet që vendosen në fasetë, japin përshtypjen e dhëmbëve natyralisht të bukur dhe qëllimi i tyre është që të mos dallohen që janë porcelan.

më shumë
Implantet Dentare

Implantet Dentare

Çfarë janë implantet dentare ?

Përgjigja e thjeshtë është: “Implantet dentare janë vida titanium që zëvendësojnë rrënjën e dhëmbëve të humbur”. Nëqoftëse keni mungesë dhëmbësh atëherë vendosja e një implanti mund të jetë zgjidhja e duhur për ju.Ato janë “bio-kompatibël”  që do të thotë se materiali titanium i përdorur për të prodhuar këto implante integrohet me trupin duke krijuar një bazë të shëndeteshme dhe të fortë për kurorën e porcelanit e cila do të zëvendësojë me pas kurorën e porcelanit.

më shumë