Çfarë janë këllëfët dentar?

Këllëfët janë kurora artificiale në formën e dhëmbit. Ato vendosen mbi dhëmbin e preparuar (ose kultin ), për ta mbrojtur atë dhe për të përmirësuar anën estetike.

 

Kur janë të nevojshëm këllëfët dentar?

  • Për të mbrojtur një dhëmb të dobët (psh që ka qënë shumë i prishur )dhe ka mbushje masive!
  • Riparimin e një dhëmbi të thyer
  • Si pjesë përbërëse e urave
  • Për mbulimin e implantit
  • Për mbulimin e një dhëmbi që ka ndryshuar ngjyrë ose ka formë jo estetike
  • Për të bërë modifikime estetike

Sa lloje këllëf dentare ka?

Këllëfet permanent mund të bëhen prej materialesh të ndryshme, si vetëm metal (çelik apo metale të tjera si argjend ,flori etj), metal dhe porcelan (ku metali mund të jetë Ni-Cr ,Cr-Co ,Ti ,Ag-Pa apo Flori sipër të cilëve vendoset porcelan, mund të jenë zirkon porcelan dhe vetëm porcelan. Këllëfët e çelikut përdoren kryesisht tek fëmijët, në dhëmbët e qumështit për ti mbrojtur ato nga prishja. Këto këllëf kanë kosto të ulët dhe përgatiten lehtë. Tek të rriturit këto këllëf mund të përdoren vetëm provizorisht sa të bëhet gati këllëfi permanent. Këllëfët prej metali, sot po përdoren gjithmonë e më pak për shkak të mos sigurimit të anës estetike. Këllëfet metal dhe porcelan: Këto këllëfe gjejnë një përdorim të madh sot. Metali i tyre mund të përbëhet nga aliazhe të ndryshme si nikel -krom, krom -kobalt, argjend-paladium, titan apo aliazhe të floririt. Mbi të vendoset porcelani, duke e përshtatur me ngjyrën e dhëmbit. Këto këllëfe kërkojnë një preparim pak më të madh të dhëmbit në krahasim me këllëfët vetëm metal ,janë të forta dhe mund të përdoren si pjesë e urave. Ato ngjasojnë shumë me dhëmbin natyral, por në disa raste metali mund të reflektoj ngjyrën e tij dhe metalet jo fisnike mund të japin një linjë oksidimi në mishrat e dhëmbëve.
Këllëfët zirkon porcelan: Këto këllëfe sigurojnë një anë estetike maksimale. Zirkoni është një material shumë i fortë, që i reziston lagështisë dhe temperaturës së gojës. Ai bën një reflektim shumë të mirë të dritës, duke bërë që të jetë shumë i përdorshëm në dhëmbët frontal dhe ato posterior. Këllëfët vetëm porcelan, kanë një estetik maksimale janë shumë të mira për tu përdorur tek pacientët alergjik ndaj metaleve. Nuk kanë fortësi aq të madhe sa këllëfët metal porcelan, por janë shumë estetik për dhëmbët frontal.


Cilat janë etapat e punës në vendosjen e këllëfëve dentar?

Vendosja e një këllëfi dentar zakonisht përfshin disa seanca pune në varësi të llojit të këllëfit që do të vihet:

Seanca e parë zakonisht ka të bëj me ekzaminimin e dhëmbit ku do të vendoset këllëfi. Në varësi të gjendjes së dhëmbit mund të bëhen disa seanca ose vetëm një për pregatitjen e dhëmbit për këllëf. Nëpërmjet radiografisë shifen rrenjët ose rrënja e dhëmbit si dhe kocka përreth. Gjithashtu ekzaminohet kurora e dhëmbit për praninë e prishjeve apo mbushjes masive. Për dhëmbët frontal, nëse do të vendosen këllëf metal-porcelan apo zirkon porcelan shpesh mund të lind nevoja për trajtimin dhe mbushjen e kanalit. Dhëmbi në të cilin do të vendoset kurora, pasi  të jetë pastruar nga prishja, të jetë rikonstruktuar kurora me mbushje ose me rikonstruksione vide dhe mbushje apo shtifte të dredhur dhe kanalet e indet periapikale  të jenë të pastër nga çdo infeksion mund të filloj të bëhet gati për këllëfin. Preparim i dhëmbit, heqja e materialit dhëmbor rreth e përqark për te krijuar vendin e nevojshëm për këllëfin dentar bëhet në varësi të llojit të këllëfit që do të vendoset. Pasi dhëmbi është pregatitur bëhet marrja e masës me teknologji të posaçme. Gjithashtu në këtë seancë merret dhe masa për nofullën antagoniste si dhe kafshimi të cilat çohen në laborator. Nëse do të përgatiten këllëf zirkoni ose vetëm porcelan në këtë seancë përcaktohet edhe ngjyra.

Seanca e dytë nëse kemi këllëf metal porcelan apo zirkon porcelan, do të bëhet prova e metalit ose zirkonit, për të parë përshtatshmërinë e tyre me gingivën dhe raportin me dhëmbët antagonist. Në këtë seancë përcaktohet dhe ngjyra e porcelanit nëse s’është përcaktuar më parë. Për këllëfët vetëm metal apo vetëm porcelan pasi ato provohen dhe janë mirë në ngjyrë e përshtatmëri ato ngjiten me ngjitës përmanent në dhëmb.

Seanca e tretë për këllëfët metal porcelan apo zirkon porcelan mund të bëhet një provë dentine për të parë ngjyrën formën dhe përshtatmërinë e këllëfit. Nëse çdo gjë shkon mirë, ato çohen në laborator për të vendosur shtresën e fundit të porcelanit dhe glazurën ose shkëlqimin. Dhe në një seancë tjetër bëhet ngjitja përfundimtare e këllëfit.