Pedodontia është sektori i stomatologjisë që kujdeset për dhëmbët e fëmijëve. Vëmëndja i kushtohet parandalimit të dëmtimit të dhëmbëve që shkaktohet nga kariesi nëpërmjet edukimit për higjenën e kavitetit oral, këshillave për dietën e duhur, aplikimit të fluorit dhe të silanizimit të dhëmballëve.

Kur duhet bërë vizita e parë?

Vizita e parë duhet bërë rreth moshës 2-3 vjec, në mënyrë të tillë ne mund ti mësojmë fëmijës suaj se si mund të kujdeset mbi dhëmbët e qumështit dhe gingivën. Ndërkohë po në këtë moshë, ata mund të fillojnë me trajtimet e higjenës orale dhe checkup e rregullta tek mjeku i tyre stomatolg.Qëllimi i vizitës së parë në një moshë kaq të hershme është të mësoj fëmijën të njihet dhe të adaptohet me ambjentin e punës në mënyrë që të familjarizohet duke e përjetuar si një eksperiencë jo shqetësuese për të.

Përse dhëmbët e qumështit janë kaq të rëndësishëm?

Në fakt dhëmbët e qumështit formohen përpara lindjes së fëmijës. Fillimisht dhëmbët e parë që dalin janë incizivët qëndror të poshtëm në muajin e katërt, më pas vijohet me incizivët qëndror të sipërm. Dhëmbët e tjerë të serisë së qumështit përfundojnë rreth moshës 3 vjecare, por vendndodhja dhe renditja e tyre është e variueshme.

Seria e dhëmbëve të përhershëm i ka fillesat në moshën 6 vjecare, duke filluar me daljen e dhëmballëve të parë dhe incizivët qëndror të poshtëm. Ky proces vazhdon deri në moshën 21 vjecare me daljen e dhëmballëve të tretë ( të pjekurisë). Një pacient adult ka 28 dhëmbë të serisë së përhershme dhe 32 elementv dentare duke përfshirë dhe dhëmballët e syrit.

Prezenca e tyre është e rëndësishme sepse i lejon fëmijës të ushqehet, të qesh dhe të flasë. Dhëmbët e qumështit shërbejnë edhe si ruajtës të hapësirës për dhëmbët e përheshëm duke favorizuar një rritje harmonike të nofullave. Prishjet e dhëmbëve të qumështit mund të shkaktojnë njësoj si prishjet e dhëmbëve të përhershëm dhimbje, infeksione dhe aromë jo të këndshme të gojës. Kurimi i dhëmbëve të qumështit mund të bëhet me teknika të thjeshta dhe pa dhimbje për fëmijën.

Dhëmbët e qumështit shërbejnë për një sërë funksionesh të rëndësishëm:

  • Lejojnë fëmijën të mbaj një diet të shëndetshëm, duke konsumuar ushqime të forta dhe të buta
  • Thelbësore për të bluar, që ndihmojnë për digjestionin
  • Shërbejnë për ruajtur dhe guiduar daljen e dhëmbëve të përhershëm në pozicionet e tyre korrekte
  • Lejojnë zhvillimin normal të bazave kockore të nofullave
  • Ndikojnë në zhvillimin e artikulimit të fjalëve dhe vetbesimin e fëmijës

Qëllimi jonë është reduktimi i rrezikut të patologjive orale në të ardhmen dhe rritjen e jetëgjatësisë së buzëqeshjes së shëndetshme dhe të bukur

Një diet e mirë dhe dhëmbë të shëndetshëm

Dhëmbët, kockat dhe indet gingivale kërkojne një diet të shëndetshme dhe të mirë ekuilibruar. Në përgjithësi ushqimet me përmbajtje të shumtë sheqeri dhe lëngjet me gaz mund të shkaktojnë kavitete karioze, prandaj fëmijët duhet të konsumojnë ushqime të shëndetshme si perimet, frutat, jogurtin  dhe djath me përmbajtje të ulët yndyre.

Parandalimi i Sindromës së biberonit “Baby Bottle Syndrome”

Prishja e dhëmbëve në fëmijëri mund të minimizohet ose mund të parandalohet plotësisht duke mos e lejuar femijen të fle duke e ushqyer me gji apo me biberon gjatë natës. Fëmijët që kanë nevojë për të përdorur biberon për ti zënë gjumi me komod duhet dhënë një biberon I mbushur me ujë ose një rens.

Çfarë është silanizimi i dhëmbëve ?

Silanizimi i dhëmbëve është një procedurë që parandalon formimin e prishjeve të dhëmbëve. Aplikimi i silanteve (një shtresë e hollë resinoze fluide) rekomandohet sidomos tek dhëmballët e përheshme të sapo zbuluar nga gingiva. Forma okluzale e këtyre dhëmbëve është e përbërë nga kreshta dhe gropëza të cilat favorizojnë zhvillimin e proceseve karioze. Kjo procedurë karakterizohet pa dhimbje e cila bëhet pa nevojën e anestezisë lokale.

Çfarë është profilaksia me fluor?

Profilaksia me fluor konsiston në aplikimin sipërfaqësor të xhelit të fluorit në mënyrë perdiodike me qëllim përmirsimin e struktures kristalore të zmaltit të dhëmbëve. Përmirësimi i strukturës së zmaltit e bën dhëmbin me rezistent ndaj sulmeve të acideve të baktereve që shkaktojnë kariesin dentar. Një kujdes të vecantë duhet treguar në aplikimin e sasisë së fluorit ose gjatë gëlltitjes së sasive të konsiderueshme të pastave të dhëmbëve me përmbajtje fluori, pasi një sasi e tepërt mund të coj në formimin e Fluorozis (pigmentime të bardha në sipërfaqen e dhëmbëve).