Tirana Dental Clinic
Rr.Myslym Shyri E Hene – E premte: 09:00 -18:00;E Shtune: 09:00 – 14:00 +355 42271567 / +355 42222746
0

KLINIKA

 

TERAPI

Mbushje estetike : Ne përdorim materiale te ndryshme për të realizuar mbushjen e dhëmbeve tuaj : kompozitet më të fundit te markes Schutz Dental per tju garantuar nje mbushje mjaft estetike e sa me natyrale të jete e mundur, gje qe behet e mundur nepermjet nje game shume te gjere te ngjyrave e pigmenteve qe ne veme ne dispozicion per keto procedura.

Dentiste kozmetike : Ne besojme se qe ne nje trajtim te kozmetik te arrihet nje rezultat i bukur, ai duhet te duket natyral dhe i pershtatshem me kontekstin e fytyres suaj dhe nuk duhet te kompromentoje shendetin e pergjithshem oral. Ne ju ofrojme kete procedure kozmetike.

Zbardhim : Me kalimin e viteve dhembet tane ngjyrosen nga ushqimi, pijet apo produktet qe konsumojme, zbardhimi eshte nje menyre efektive dhe e thjeshte per te rivendosur ngjyren tuaj, apo per ta permisuar ate. Ne ofrojme zbardhimet ne klinike dhe ne shtepi.

 


 

ENDODONTI

Endodontia nga vetë përbërja e fjalës “end-odont” që do të thotë “brenda dhëmbit” është një shkencë mjeksore në fushën e stomatologjisë që ka për qëllim indet e buta në brendësi të dhëmbit, patologjitë e lidhura me to dhe trajtimet përkatëse.
Trajtimi endodontik është i nevojshëm kur pulpa e dhëmbit inflamohet për shkaqe të ndryshme siç mund të jenë një karies i thellë apo trauma të dhëmbit të cilat shkaktojnë edhe nekrozën (vdekjen) e pulpës. Shpesh nekroza sjell dhe formimin e infeksioneve që arrijnë në pjesën kockore duke formuar atë që quhet absesi dentar kronik ose akut. Të gjitha këto situata zgjidhen me terapinë endodontike të dhëmbit, e cila konsiston në pastrimin e dhëmbit nga pulpa e inflamuar ose nekrotike, përpunimin e sistemit kanalar me paisjet përkatëse dhe mbushjen e këtij sistemi me materiale biokompatibël.
Praktikat tona përdorin metodat endodontrike moderne në çdo hap të trajtimit të kanaleve duke ju siguruar shpejtësinë, rehatinë, efikasitetin e shumë më shumë nga çka ofrojne metodat e tjera. Përdorimi i aparaturave rrit shanset e suksesit.


PEDODONTI

Pedodontia është sektori i stomatologjisë që kujdeset për dhëmbët e fëmijëve. Vëmëndja i kushtohet parandalimit të dëmtimit të dhëmbëve që shkaktohet nga kariesi nëpërmjet edukimit për higjienën e kavitetit oral, këshillave për dietën e duhur, aplikimit të fluorit dhe të silanizimit të dhëmballëve.
Vizita e parë duhet bërë rreth moshës 2-3 vjec, në mënyrë të tillë ne mund ti mësojmë fëmijës suaj se si mund të kujdeset mbi dhëmbët e qumështit dhe gingivën. Ndërkohë po në këtë moshë, ata mund të fillojnë me trajtimet e higjenës orale dhe checkup e rregullta tek mjeku i tyre stomatolg.Qëllimi i vizitës së parë në një moshë kaq të hershme është të mësoj fëmijën të njihet dhe të adaptohet me ambjentin e punës në mënyrë që të familjarizohet duke e përjetuar si një eksperiencë jo shqetësuese për të.
Ne kujdesemi për shëndetin oral të fëmijëve tuaj nëpërmjet aplikimit të metodave të mjekimeve përkatëse për moshën e tyre, bëjmë të mundur që fëmijët të kenë dhëmbë të shëndetshëm për të gjithë jetën e tyre.


 

PROCEDURA KIRURGJIKALE

Kirurgji e indeve te buta: Kjo perfin rikonstruktimin e gingivave, zgjatjen e koronave klinike, dhenien e nje forme te re estetike te gingivave. Ne varesi te nevojave tuaja procedurat kirurgjikale te indeve te buta mund te jene nje mundesi e mire per permiresimin e buzeqeshjes suaj.
Implante dentare: Ne ju ofrojme implantet si zgjidhjen me te mire per te zgjidhur problemin e dhembeve qe mungojne duke realizuar funksionet e dhembeve qe mungojne si dhe duke krijuar pamje te re dhe mjaft estetike pa kompromentuar asnje nga dhembet ekzistues ne goje.
Rigjenerimi i indeve: Ne realizojme rigjeneremin e indeve per dhembe qe levizin, si dhe trajtime te mishrave te dhembeve duke i zgjatur me shume jeten dhembeve tuaj.


ORTODONCI

Ortodoncia eshte nje pjese e dentistrise e cila fokusohet ne rregullimin e okluzionit ( kafshimit ). Kjo mund te vije nga vendosja jo e rregullt e dhembeve ose nga raportet jo te drejta te nofullave njera me tjetren ose nga kombinimi i te dyjave keto, pra qellimi i ortodencise eshte levizja e dhembeve ne pozicionin e tyre korrekt nepermjet braketave fikse te aplikuara mbi dhembe ose nepermjet aparateve te levizshme. Gjate trajtimit ortodontik pacientet i mbajne aparatet si diten dhe naten per rreth nje vit ose me shume. Ky trajtim fillon nga mosha 7 vjec deri ne persona afer 25 vjec, por trajtimi eshte me efektiv gjate adoleshences.

 

ORTOPEDI


Kurorat

Paris

Kurorat

Nje kurore eshte nje punim i cili pershtatet mbi pjesen e mbetur te nje dhembi te pergatitur paraprakisht, duke e bere ate te forte e duke i dhene madhesine e formen e nje dhembi natyral. Kurorat jane nje zgjidhje ideale per dhembe qe jane thyer, kane demtime te ndryshme nga kariesi, apo mbushje te medha.
Kurorat jane te materialeve te ndryshme
• Metal Porcelan
• Zirkon
• Full Porcelan

Urat

Paris

Urat

Urat zevendesojne nje dhemb qe mungon nepermjet fiksimit te nje dhembi artificial i cili fiksohet te dhembet fqinj ku ndodhet hapesira e shkateruar nga dhembi qe mungon. Nese keni disa mungesa dhembesh ( ose dhembet qe mungojne jane ne njeren ane te nofulles ) nje ure eshte zgjidhja me e mire. Urat jane te materialeve te ndryshme.
• Metal Porcelan
• Zirkon
• Full Porcelan

Fasetat

Paris

Fasetat

Nje fasete eshte nje punim fin prej porcelani, i cili vendoset mbi pjesen e perparme te dhembeve tuaj. Nese dhembet tuaj te perparme jane te ngjyrosur, me njolla, apo jo me formen qe ju deshironit, fasetat do tju japin nje pamje ideale.

Protezat

Paris

Protezat

Proteza është ajo pjesë e dentistrise që merret me zëvendësimin e dhëmbëve që mungojnë në kavitetin oral.
• Rezine
• Rezine e injektuar
• Gjysem elastike
• Atashment
• Skeletike
• Proteze mbi implane
• Korona teleskopi