Tirana Dental Clinic
Rr.Myslym Shyri E Hene – E premte: 09:00 -18:00;E Shtune: 09:00 – 14:00 +355 42271567 / +355 42222746
0

RRETH NESH

TIRANA DENTAL CLINIC  është një klinikë dentare bashkëkohore, me një staf të specializuar në Kirurgji Orale, Implantologji, Ortodonci, Endodonti, Pedodonti, Terapi dhe Estetike.

Klinika Dentare TIRANA DENTAL CLINIC operon në treg prej më shumë se 20 vitesh.
Ndodhet në zonën më të njohur në Rr. Myslym Shyri në Tiranë.
Klinika jonë është projektuar dhe realizuar sipas kushteve optimale teknike të një ambienti që ofron shërbim dentar modern.

Tek Klinika TIRANA DENTAL CLINIC do të gjeni shërbim profesional e cilësor dentar.
Kemi përgatitur për ju një mjedis miqësor dhe krijues pune, që respekton diversitetin, idetë, dhe punën serioze.

TIRANA DENTAL CLINIC vlerëson si një nga asetet më të rëndësishme të suksesit të saj punonjësit.
Të qënit pjesë e kësaj kompanie do të thotë të jesh pjesë e një bashkësie ku mund të arrish diçka më të madhe se ajo që mund të arrihet vetëm.

TIRANA DENTAL CLINIC gjithashtu ofron punime laboratori si: Kurora metal-porcelan, zirkon-porcelan, full zirkon, full lithium disilicate.

Fasetat lithium disilicate….si edhe të gjitha shërbimet e tjera laboratorike.
Cilësi Maksimale, korrektësi, garanci, mbështetje në të gjitha hapat e punës.

VIZIONI

Vizioni ynë jeni ju, shëndeti dhe besimi juaj! Respekti dhe vlerësimi maksimal për pacientët tanë, plotësimi i kënaqshëm i nevojave të tyre si dhe komunikimi e bashkëpunimi i vazhdueshëm me ta është garancia e sigurtë për rritjen tonë të qëndrueshme.

QËLLIMI

Të sjellim një nivel të lartë shërbimi të specializuar në një atmosferë profesionale të kombinuar me teknologjinë më të fundit.Ndjekja e një strategjie diferencimi me anë të kreativitetit, cilësisë së produkteve, shërbimit, ambient professional, etik, mikëpritës  dhe të pajisur me teknologjinë më të fundit duke i ofruar këto si vlera premium.