TURIZËM DENTAR
Në lidhje me shërbimin e Turizmit Dentar, në TIRANA DENTAL CLINIC do të gjeni:
• Program fleksibël i vizitave dhe shërbimeve dentare
• Asistencë mjekësore edhe pas periudhës së largimit nga Shqipëria nëpërmjet telefonit, e- mail-it apo video-konferencave.
UDHËTIMI
Së bashku me ju, ne planifikojmë udhëtimin në vendin tonë, duke rënë dakord për datat, fluturimet dhe nevojat specifike. Ne zgjedhim për lehtësinë maksimale që kurrë nuk kompromenton cilësinë dhe efikasitetin e shërbimeve tona, gjithmonë të mirë organizuar për t'ju ftuar të eksploroni vendin tonë ndërsa rikuperoni një buzëqeshje të bukur dhe të natyrshme.
TRANSFERIMI
TIRANA DENTAL CLINIC nuk ju lë kurrë vetëm dhe ju rezervon një mirëseardhje të veçantë kur mbërrini në aeroport ose në portin e Durrësit. Transferimet tona do t'ju sjellin saktësisht në hotelin e rezervuar me ne (ose në hotelin që keni zgjedhur personalisht për qëndrimin tuaj në Tiranë) dhe në klinikën ku do t'ju nënshtroheni një kujdesi efektiv.
HOTEL
Klinika jonë ka marrëveshje me Hotelet më të mirë që ndodhen në zemër të qytetit. Të rrethuar nga tërheqjet kryesore kulturore të Kryeqytetit, hotelet garantojnë rehati, pastërti dhe mirësjellje. Garantojmë akomodimin tuaj në kushtet më të mira!
GUIDË
Pasuritë e pafundme natyrore, relievi, klima dhe brigjet detare e kanë kthyer Shqipërinë në një destinacion të preferuar për turistë të shumtë. TIRANA DENTAL CLINIC do t’ju ofrojë asistencë turistike gjatë gjithë kohës së qëndrimit në Shqipëri.